Flash

11 të mbytur deri tani në plazhe/ Protestë para ministrisë Turizmit

Lapsi.al 15 July 2022
11 të mbytur deri tani në plazhe/ Protestë para ministrisë

11 persona janë mbytur këtë sezon turistik dhe kjo ka zgjuar reagimin publik.

Nisma “Thurje” do të protestojë këtë të premte para ministrisë së Turizmit për jetët e humbura që sipas tyre janë shkaktuar prej mungesës së vrojtuesve.

Mes 11 viktimave, janë dhe 4 fëmijë të mitur.

Nisma “Thurje” thotë se do të kërkojë kërkojmë heqjen e licensave për subjektet që nuk kanë roje detare sipas Nenit 7 të V.K.M-së ose largimin e ministres Mirela Kumbaro.

“11 qytetarë janë mbytur nga papërgjegjshmëria e institucioneve, mes të cilëve 4 fëmijë të mitur. Ndonëse e kanë detyrim ligjor vendosjen e rojeve të plazhit në distancën 80m, ligjet që vetë firmosin nuk i zbatojnë.

Ne nuk kemi nevojë për heronj 18-vjeçarë që humbasin jetën se në plazhe nuk ka vrojtuesë. Sa njerëz duhet të mbyten që institucionet të reagojnë?

Do të jemi përpara Ministrisë së Turizmit për të kërkuar heqjen e licensave për subjektet që nuk garantojnë siguri, ose të largohet ministrja që këto ditë e ka mendjen të bëj fushatë” – thuhet në njoftim.

Të këshilluara

Abazoviç: Jam gati të jap dorëheqjen

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç është shprehur i gatshëm që të japë dorëheqje nga posti që mban. Deklaratat e tij u bënë gjatë një interviste televi...

22:50

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI