Flash

Zbulohet kanabis në Bulqizë, në pranga një person

Lapsi.al 14 July 2022
Zbulohet kanabis në Bulqizë, në pranga një person

Asgjësohen nga policia në Bulqizë, bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar i kultivimit të tyre. Në një zonë të pyllëzuar, në fshatin Golovisht, njësia Administrative Gjoricë janë gjetur të kultivuara disa bimë të dyshuara narkotike canabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Bulqizë

Vijon kontrolli masiv i territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Asgjësohen bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar i kultivimit të tyre.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në bashkëpunim me strukturat e DVP Dibër, kanë vijuar kontrollet e imtësishme të territorit.

Si rezultat, në një zonë të pyllëzuar, në fshatin Golovisht, njësia Administrative Gjoricë janë gjetur të kultivuara disa bimë të dyshuara narkotike canabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Nga kryerja e veprimeve hetimore dyshohet se autori i kësaj veprimtarie kriminale është shtetasi H. L., 63 vjeç, banues në Bulqizë, i cili është arrestuar në flagrancë.

---

Ekzekutohen 3 masa sigurie “Arrest në shtëpi”, për 3 shtetas që ndiqeshin në gjendje të lirë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër ekzekutuan 3 masa sigurie të lëshuara nga Gjykata e Shkallës së Parë Dibër, e cila pas hetimeve të thelluara për ngjarjen e ndodhur më datë 26.06.2022, ku pas një konflikti mbeti i lënduar rëndë një 60-vjeçar, i cili më pas humbi jetën në spital, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", për shtetasit E. T., L. K., A. T., të cilët po procedoheshin penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit".

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Çfarë ndodh me motin për ditën e sotme

Dita e enjte do të jetë nën ndikim të masave ajrore të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit. Vranësirat pritet të jenë ...

07:45

Dhunohet kryebashkiaku socialist i Divjakës

Dhunohet kryebashkiaku socialist i Divjakës, Fredi Kokoneshi. Mësohet se ngjarja ka ndodhur 2 ditë më parë kur 54-vjeçari është paraqitur në Komisariatin e ...

23:01

VIDEO/ Zjarri masiv po i afrohet Dhërmiut

Një zjarr masiv në Malin e Çikës vijon të jetë aktiv prej 3 ditësh. Pasditen e kësaj të mërkure flakët kanë avancuar në drejtim të zonave të banuara. Tymi ë...

21:47

Tërmeti shkund Elbasanin dhe Librazhdin

Një lëkundje tërmeti është ndier mbrëmjen e kësaj të mërkure në vend. Sipas Agjencisë Europiane të Tërmeteve lëkundja ishte me magnitudë 3.6 Rihter. Epiqe...

21:30

ide

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI