Flash

Skema e grumbulluesve, Krifca fajëson Braçen: E keni promovuar këtë politikë kur keni qenë zv.kryeministër

Lapsi.al 14 July 2022
Skema e grumbulluesve, Krifca fajëson Braçen: E keni promovuar

Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca i ktheu përgjigje deputetit socialist Erion Braçe në lidhje me skemën e grumbulluesve e denoncuar si ky i fundit si abuzuese. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Krifca deklaroi se gjatë kohës kur ka qenë zv/kryeministër ka qenë ai që e ka promovuar këtë politikë me vendimet e tij.

“Nuk kam asnjë kontratë të lidhur as nën tavolinë dhe as poshtë tavoline. Çdo kontratë është marrëdhënie juridike që përcakton detyrime ligjore për të zgjidhur problematikat. Nuk mund të zgjidhet me një vendim të thjeshtë për prishjen e kontratave. Ne duhet të bëjmë vendime të matura. Do i kisha mirëpritur nëse problemet me kontratat t’i kishit adresuar në zyrën time.

Do kisha qenë më eficente për gjetjen e zgjidhjes. Marrëdhënia grumbullues, tregtar dhe fermer është një marrëdhënie e shenjtë. Ju keni qenë zv/kryeministër dhe e keni promovuar këtë politikë me vendimet tuaja, Patjetër ka nevojë për shumë transparencë, por ne kemi në dispozicion vetëm instrumentet e tregut të lirë me përgjegjësinë për të ndihmuar konkurrencë të lirë në treg. Nuk mund të shkojmë kundra kësaj politike sot.

Mund të punojmë bashkarisht për ta përmirësuar aty ku ka vend. Për të nxitur më shumë transparencë. Por nga hiçi nuk i kthehemi dot kundër. Sepse ajo ka sjellë rezultatet që ne sot krenohemi. Nuk ndodh mrekullia nga hiçi. Por nga puna dhe nga ky zinxhir i krijuar bashkarisht”, tha Krifca.

Të këshilluara

Tiranë, arrestohet i riu që shiste kokainë

Arrestohet një person i cili shpërndante lënë narkotike rrugëve të Tiranës. “Në rrugën "Prokop Mima", shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë shteta...

10:01

Çfarë ndodh me motin për ditën e sotme

Dita e enjte do të jetë nën ndikim të masave ajrore të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit. Vranësirat pritet të jenë ...

07:45

ide

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI