Flash

Rrënimi i bujqësisë, Braçe "telendis" sërish qeverinë: Fermerët s'kanë para të mbjellin tokën

Lapsi.al 14 July 2022
Rrënimi i bujqësisë, Braçe "telendis"

Deputeti socialist Erion Braçe po zhvillon interpelancë me ministren e Bujqësisë, Frida Krifca këtë të enjte për qiratë e tokave bujqësore. Ai ritheksoi se bujqit po punojnë pa kushte dhe se nuk kanë para të mbjellin me rritjen ekstreme të produkteve bujqësore.

“Kam bërë populistin kaq kohë, kam mërzitur edhe Netën, edhe Pandin. Keq kam bërë. Vajta e ndava unë njerëzit e zakonshëm nga elita e bujqësisë, pastaj nxita mosbesim ndaj tyre. Në fakt ata nuk i njeh kush, aty ku janë fshehur. Bëra dhe më shumë keq, kur nxita mosbesim ndaj institucioneve dhe rregullave të lojës, që nuk janë të shkruara. Më keq akoma e solla të gjithën në një platformë konfliktuale, që ndan bujqit prodhues nga një grusht tregtarësh, bërë bashkë në një kartel. Rreth e rrotull bujqve, rreth e rrotull elitës së bujqësisë. Tani do bëhem realist. Një person, deputeti e ka të pamundur këtë, ka si qëllim votën e drejtë e pa lekë, që pranon situatën, gjendjen siç është, dhe i përgatitur të flasë në përputhje me rrethanat. Fillon me ‘jemi mirë’, bujqësia po rritet. 0.01% plus ishte pa kuptim.Kjo nuk është normale, sepse është rritur gjithçka, është rritur edhe TVSH, që e votuat me qejf në fund të vitit.

U rrit kostoja e gjithçkaje. Hëngrën dhe lopët njëherë si në shpar, si në nazar, pa nami të bëhet. Dëgjo, kjo është populiste, nuk është realiste. Lopët, që numëron, vaksinon, patrikullon, i numëron prapë, është e padrejtë. Tregtari po merr shumë, janë ato shifrat që shikoni, merr 2-3 më shumë se bujku. Ai shit me çmimin e Evropës produktet dhe paratë e tij i merr grumbulluesi. Bujku nuk ka para të mbjellë, kjo është toka e bujkut, duke shpërndarë rroga minimale tek bujqit. Kolektivizim e quajti në një kohë tjetër Mehmet Shehu. Joe Biden nxori një urdhër ekzekutiv, fermerët po shtrydhen. Ruajtja e autonomisë është betejë. Joe Biden është populist unë sapo u bëra realist”, tha Braçe.

Të këshilluara

Tiranë, arrestohet i riu që shiste kokainë

Arrestohet një person i cili shpërndante lënë narkotike rrugëve të Tiranës. “Në rrugën "Prokop Mima", shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë shteta...

10:01

Çfarë ndodh me motin për ditën e sotme

Dita e enjte do të jetë nën ndikim të masave ajrore të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit. Vranësirat pritet të jenë ...

07:45

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI