Flash

Ribashkohen Brad Pitt dhe Angelina Jolie

Lapsi.al 14 July 2022
Ribashkohen Brad Pitt dhe Angelina Jolie

Angelina Jolie dhe Brad Pitt thuhet se janë ribashkuar në Romë, Itali, për ditëlindjen e binjakëve të tyre. Sipas HollywoodLife, aktori udhëtoi për të festuar ditëlindjen e 14-të të Knox dhe Vivienne. Siç raportohet nga publikimi, edhe pse Pitt nuk e ka humbur rastin e veçantë, ish-bashkëshortja e tij u mundua që të dy të ishin pranë fëmijëve të tyre.

“Angelina ka një orar të ngjeshur xhirimesh në “Without Blood”, kështu që ajo është e lehtësuar që Brad mundi të vinte në Romë për të parë fëmijët dhe për të qenë atje për ditëlindjen e Knox dhe Vivienne; do të thotë shumë për të që ai erdhi”, tha burimi për botimin.

“Ajo gjithmonë mundohet që fëmijët të kalojnë kohë me babin e tyre, veçanërisht në raste të veçanta si ditëlindjet dhe festat,” vazhdoi burimi.

“Por në këtë situatë, ajo theksoi se si donte t’i bënte të gjitha të funksiononin, kështu që fakti që Brad shkoi aty i ka hequr një peshë të madhe nga supet e saj; përpjekja e tij nuk ka kaluar pa u vënë re”.

Komunikimi i Angelina dhe Brad është pothuajse inekzistent për shkak të marrëdhënies së vështirë mes divorcit dhe betejës së tyre për kujdestarinë.

“Ata praktikisht nuk kanë asnjë kontakt; gjithçka mes tyre, përfshirë oraret e fëmijëve, trajtohet nga palë të treta, pasi ata ende po e luftojnë atë në gjykatë,” tha personi.

“Por Angelina i mbron fëmijët e saj nga gjithçka me aq sa mundet, sepse ajo dëshiron që ata të kenë një marrëdhënie të shëndetshme me babanë e tyre, pavarësisht se si ndihet ajo për të.”

Të këshilluara

Cameron Diaz flet për rikthimin në aktrim

Cameron Diaz është gati për rikthimin e saj në aktrim. Tetë vjet që nga filmi i saj i fundit, aktorja do të marrë pjesë në një film në Netflix me aktorin Jam...

18:45

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI