Flash

Kryeprokurori Çela: Rritet me 4,35% kriminaliteti në 2021, Vlora qarku më i kriminalizuar

Lapsi.al 14 July 2022
Kryeprokurori Çela: Rritet me 4,35% kriminaliteti në 2021, Vlora

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka publikuar raportit vjetor të prokurorisë së përgjithshme “Mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2021” në Kuvend. Ai tha se në total, gjatë vitit 2021 prokuroria ka trajtuar në total 61015 materiale, që përbën një rritje prej 4,35 % në krahasim me vitin 2020.

Po ashtu ai bëri me dije se përqindjen më të ulët të kriminalitetit për 100.000 banorë edhe në vitin 2021 e ka qarku Dibër, ndërsa përqindjen më të lartë e ka qarku Vlorë.

Kryeprokurori theksoi se sa i përket tendencës, vërehet se për vitin 2021 rritjen më të lartë e ka qarku Kukës me 36 %, ndërsa qarku Dibër ka koeficient të kriminalitetit.

 "Gjatë vitit 2021 prokuroria ka trajtuar në total 61015 materiale, që përbën një rritje prej 4,35 % në krahasim me vitin 2020. Janë ndjekur nga prokurorët 47512 procedime penale, me një rritje prej 5,97 % në krahasim me një vit më parë, nga të cilat 28368 janë procedime penale të regjistruara në 2021, edhe këto me një rritje prej 1,71 %. Ndërkohë rezulton një rritje e procedimeve penale të mbartuara në masën 11,65 %. Prokuroritë kanë vendosur mosfillimin e procedimit për 13503 referime dhe kallëzime penale",tha Cela.

Të këshilluara

Gjendet një grua e pajetë në Elbasan

Një e moshuar, e moshës 78-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj në lagjen “Kogresi” të qytetit të Elbasanit. Policia bën me dije se ajo jetonte e vetm...

12:03

Tiranë, arrestohet i riu që shiste kokainë

Arrestohet një person i cili shpërndante lënë narkotike rrugëve të Tiranës. “Në rrugën "Prokop Mima", shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë shteta...

10:01

ide

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI