Flash

Deklarim të paplotë pasurie, KPA shkarkon anëtarin e KLP, Ludovik Doda

Lapsi.al 14 July 2022
Deklarim të paplotë pasurie, KPA shkarkon anëtarin e KLP, Ludovik

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shpalli të enjten vendimin për shkarkimin e prokurorit Ludovik Dodaj, pasi shumica e KPA arsyetoi se ai kishte bërë deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë, sa i përket pagesave të kësteve për një apartament 108 metra në zonën e plazhit në Durrës.

Dodaj, i zgjedhur në tetor 2021 si anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, u konfirmua në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit në qershor të vitit 2020. Por vendimi i konfirmimit u ankimua në Kolegj nga Komisioneri Publik, Florian Ballhysa.

Pas një sërë seancash, trupa e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit me kryesuese Natasha Mulaj, relatore Albana Shtylla dhe anëtarë Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo, vendosi të pranojë ankimin dhe prishë vendimin e Komisionit. Mulaj në leximin e vendimit tha se vendimi i KPK u gjet i drejtë në kriteret e figurës dhe profesionalizmit, por shumica e trupës doli në përfundimin se Dodaj kishte bërë deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë./reporter.al

Të këshilluara

Zjarr i madh në Novoselë (VIDEO)

Një vatër zjarri është aktivizuar në fshatin Delisuf, njësia Administrative Novosele. Mësohet se në vendin e ngjarjes ndodhen aktualisht katër zjarrfikës dhe mj...

15:05

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI