Flash

Arrestohen në Greqi dy nga vrasësit e dyshuar të Artan Cukut

Lapsi.al 14 July 2022
Arrestohen në Greqi dy nga vrasësit e dyshuar të Artan Cukut

Policia greke arreston dy nga vrasësit e Komisar Artan Cukut. Sipas raportimeve të mediave greke, janë arrestuar një shqiptar 42 vjeç dhe një 38 vjeç nga një operacioni i policisë në Glifadha, Athinë. Ata akuzohen si të përfshirë në një ngjarje në 22 janar 2022 në Voula, ku gjatë një konflikti për larje hesapesh mes dy grupeve shqiptarësh jashtë një furre buke në rrugen “Ermou”, u plagosën me arme 3 persona, ndërsa 2 të tjerë me sende të forta.

Pas disa muaj hetimesh janë identifikuar 3 nga autorët, dy prej të cilëve rezultojnë të kërkuar në Shqipëri për vrasjen e Komisar Artan Cukut, ndërsa një tjetër rezulton në burg për krime të tjera. Mësohet se një prej tre të identifikuarve si autorë, rezulton i mbrojtur nga një nga avokatët më me emër në Greqi.

Policia bën me dije se në ngjarjen në Voula morën pjesë 6 persona. 4 mbërritën në vendngjarje me një fuoristradë me targa bullgare dhe një mjet tjetër ndërsa dy të tjerë ndodheshin jashtë furrës së bukës.

Burime bëjnë me dije se disa prej personave të përfshirë në ngjarjen në Voula rezultojnë me precedentë për grabitje dhe ngjarje të tjera të përgjakshme në Greqi

Të këshilluara

Dhunohet kryebashkiaku socialist i Divjakës

Dhunohet kryebashkiaku socialist i Divjakës, Fredi Kokoneshi. Mësohet se ngjarja ka ndodhur 2 ditë më parë kur 54-vjeçari është paraqitur në Komisariatin e ...

23:01

VIDEO/ Zjarri masiv po i afrohet Dhërmiut

Një zjarr masiv në Malin e Çikës vijon të jetë aktiv prej 3 ditësh. Pasditen e kësaj të mërkure flakët kanë avancuar në drejtim të zonave të banuara. Tymi ë...

21:47

Tërmeti shkund Elbasanin dhe Librazhdin

Një lëkundje tërmeti është ndier mbrëmjen e kësaj të mërkure në vend. Sipas Agjencisë Europiane të Tërmeteve lëkundja ishte me magnitudë 3.6 Rihter. Epiqe...

21:30

ide

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI