Flash

Alex Rodriguez flet për Jennifer Lopez: Njeriu më i talentuar në botë

Lapsi.al 14 July 2022
Alex Rodriguez flet për Jennifer Lopez: Njeriu më i talentuar në

Alex Rodriguez ka folur së fundmi për marrëdhënien e tij me ish të fejuarën, Jennifer Lopez.

Gjatë një interviste me Martha Stewart në episodin e të mërkurës të podcast-it të saj, "The Martha Stewart Show",Rodriguez lavdëroi këngëtaren.

"Ja çfarë do t'ju tregoj për Jennifer-in dhe u thashë disa prej kolegëve të mi këtu një ditë më parë, ajo është njeriu më i talentuar që kam qenë ndonjëherë përreth,"deklaroi ai. “Punëtore. Dhe unë mendoj se ajo është interpretuesja më e madhe në botë.”

Rodriquez dhe Lopez fillimisht filluan të takoheshin në shkurt 2017, por i dhanë fund katër vjet më vonë, vetëm disa muaj pasi ai i propozoi për martesë.

"Shikoni, ne kaluam shumë mirë," deklaroi lojtari i bejsbollit duke reflektuar për marrëdhënien e tyre. “Më e rëndësishmja, ne gjithmonë i vendosim fëmijët përpara dnë çdo gjë që bëjmë.”

Alex është babai i Natasha, 17, dhe Ella, 14, me ish-gruan e tij Cynthia Scurtis, ndërsa Jennifer  është nënë e binjakëve 14-vjeçarë Emme dhe Maximilian me ish-bashkëshortin Mark Anthony.

Në kohën e ndarjes, dyshja lëshuan një deklaratë duke thënë se "e kuptuan se ishin më mirë si miq".Që atëherë, aktorja e "Marry Me" ka rindezur dashurinë e saj me Ben Affleck – me të cilin ishte fejuar shkurtimisht në vitin 2004. /Lapsi.al

Të këshilluara

Khloe dhe Tristan sërish prindër

Khloé Kardashian dhe ish-i i saj, Tristan Thompson, janë në pritje të një fëmije përmes një nëne surrogate. “Mund të konfirmojmë se True do të ketë një vëlla...

10:21

Ribashkohen Brad Pitt dhe Angelina Jolie

Angelina Jolie dhe Brad Pitt thuhet se janë ribashkuar në Romë, Itali, për ditëlindjen e binjakëve të tyre. Sipas HollywoodLife, aktori udhëtoi për të festuar d...

09:31

Cameron Diaz flet për rikthimin në aktrim

Cameron Diaz është gati për rikthimin e saj në aktrim. Tetë vjet që nga filmi i saj i fundit, aktorja do të marrë pjesë në një film në Netflix me aktorin Jam...

18:45

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI