Flash

Zjarri në Vlorë, reagon Meta: Mos i paguani më inceneratorët

Lapsi.al 13 July 2022
Zjarri në Vlorë, reagon Meta: Mos i paguani më inceneratorët

Presidenti në detyrë i Republikës Ilir Meta ka reaguar për zjarrin në Malin e Çikës në Vlorë që sipas tij po shkatërron hektarë pyje, pasuri publike.

“Për fat të keq, Qeveria që paguan çdo ditë mijëra euro për mafien e inceneratorëve, vijon të mos shpenzojë as 1 cent për të shtuar fondin për mbrojtjen nga zjarret.

Lënia në mëshirë të fatit të pasurisë natyrore dhe moskokëçarja përballë kërcënimit serioz të shëndetit, jetës dhe pronës së qytetarëve është tronditëse!

I bëj thirrje të gjitha institucioneve përgjegjëse qendrore dhe vendore, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Agjencisë së Mbrojtjes Civile të ngrihen në këmbë, të marrin në dorë situatën dhe të reagojnë me urgjencë!

E konsideroj kriminale mosnxjerrjen e mësimeve nga e kaluara dhe mosveprimin në kohë në lidhje me zjarret!” – shkruan Meta në Facebook. ©LAPSI.al

Të këshilluara

VIDEO/ Zjarri masiv po i afrohet Dhërmiut

Një zjarr masiv në Malin e Çikës vijon të jetë aktiv prej 3 ditësh. Pasditen e kësaj të mërkure flakët kanë avancuar në drejtim të zonave të banuara. Tymi ë...

21:47

Tërmeti shkund Elbasanin dhe Librazhdin

Një lëkundje tërmeti është ndier mbrëmjen e kësaj të mërkure në vend. Sipas Agjencisë Europiane të Tërmeteve lëkundja ishte me magnitudë 3.6 Rihter. Epiqe...

21:30

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI