Flash

Vizita e parë si president, Biden arrin në Izrael

Lapsi.al 13 July 2022
Vizita e parë si president, Biden arrin në Izrael

Presidenti amerikan Joe Biden ka treguar se Lindja e Mesme nuk është prioritet i administratës së tij, por Ukraina, Kina dhe zgjedhjet e mesit të mandatit janë çështje më kryesore, shkruan Reuters.

Por pavarësisht kësaj, ai mbërriti në Izrael në vizitën e tij të parë në rajon që prej zgjedhjes si president. Qëllimi kryesor i Biden është të bindë Arabinë Saudite mbi nevojën e rritjes së furnizimeve globale me naftë, për të lehtësuar krizën energjetike të nxitur nga pushtimi rus në Ukrainë, por Irani do të jetë gjithashtu në krye të agjendës.

Gjatë ndalesës 3 ditore në Izrael ai do të fokusohet tek negociatat e fuqive perëndimore me Iranin për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015. Kreu i Shtëpisë së Bardhë do të takohet gjithashtu me presidentin palestinez, Mahmud Abbas, në Bregun e pushtuar Perëndimor, para se të udhëtojë në Arabinë Saudite, ku do të kërkojë normalizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis Izraelit dhe sauditëve – armiq historikë, por që po i afron qëllimi për të frenuar ndikimin e Iranit në rajon.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI