15 avokatët që thyen bojkotin e vendosur nga Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë do t’i nënshtrohen masave disiplinore. Në mbledhjen e sotme ndaj avokateve që thyhen bojkotin do merren masa displinore, nga ndëshkim me gjobë, pezullim të licensës dhe deri në propozim për heqje të licenses.
Vendimet për masat do merrën sot në oren 14:30 në mbledhjen që do zhvillojë komisioni i disiplinës pranë dhomës së avokatisë. Ndërkohë nesër në orën 11:00 avokatet kanë paralajmëruar protestë përpara KLGJ-së.