Flash

Qeveria bezdiset dhe nga bojkoti avokatëve, Manja paralajmëron ndryshim të Ligjit për Avokatinë

Lapsi.al 13 July 2022
Qeveria bezdiset dhe nga bojkoti avokatëve, Manja paralajmëron

Në dëgjesën me përfaqësues të avokatëve, ministri i drejtësisë, Ulsi Manja u shpreh sot se institucioni që ai drejton shumë shpejt do i drejtohet ligjvënësve për një ndryshim në ligjin e avokatisë, ashtu si magjistratët.

Mes të tjerash Ulsi Manja u shpreh i vendosur në miratimin e hartës së re gjyqësore. Ministri i Drejtësisë tha se harta e re gjyqësore do i kalojë këshillit të ministrave, sapo të mbërrijë raporti i ministrisë së financave për kostot e saj.

Duke u ndaluar tek stokut të dosjeve në gjykatë, Manja solli në vëmendje Italinë, që për shumë çështje i referohen drejtësisë alternative.

“Protesta, apo bojkoti, a greva nuk e di si ia kanë vënë emrin, funksionimi i sistemit të drejtësisë ka rol kyç. Nuk funksionon procesi pa avokatin.

Avokatët e kanë të kufizuar të drejtën e grevës. E drejta e grevës është e kufizuar edhe për avokatët. Shumë shpejt do I drejtohem ligjvënësit për një ndryshim në ligjin e avokatisë, ashtu si magjistratët.”- tha Manja.

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI