Flash

Përgjimet për mafiozin shqiptar zbuluan vrasjen në Romë

Lapsi.al 13 July 2022
Përgjimet për mafiozin shqiptar zbuluan vrasjen në Romë

“Më shumë se banditë "të thjeshtë" provincialë vëllezërit italianë Marco dhe Gabriele Bianchi, të dënuar me burgim të përjetshëm një javë më parë për vrasjen e Willy Monteiro Duarte, kishin një reputacion në rritje në mjediset kriminale të një natyre krejt tjetër”.

Kështu nis një shkrim i gjatë i Corriere della Sera për atë historinë e njërit prej grupeve më të njohura kriminale së fundmi dhe që udhëhiqet nga shqiptari Elvis Demçe i njohur me nofkën “Spartaku”.

36-vjeçari shqiptar kishte ngritur një bandës me bashkatdhetarë të tij dhe ishte lidhur edhe me kreun e ultrasve të Lazio, Fabrizio Piscitelli apo “Diaboliku” që u ekzekutua në mënyrë mafioze në një nga parqet e kryeqytetit italian, Romë. Gazeta italiane u ka kushtuar vëmendje vëllezërve italianë se si ata merrnin urdhra nga shqiptari që tashmë ndodhet në burg për trafik droge.

Në përgjime rezultoi se Demçe kishte si synim të vriste prokurorin që po hetonte për të. Në përgjime Demçe komenton urdhrin e arrestit ndaj vëllezërve Bianchi kur ndaluan për vrasjen e Willyt.

[caption id="" align="alignnone" width="647"]La lettera della madre di Willy Monteiro Duarte è un falso: stop alla bufala acchiappalike Viktima Willy Monteiro Duarte[/caption]

Në rrjetin e koduar “Sky Ecc”, Demçe i thoshte një shokut të tij: “Dhe shih kush i njeh këta spiunët e ndyrë që bënin punë në shtëpinë tonë”. Një nga rrethanat që i bindi gjyqtarët për t'i dënuar me burg përjetë vëllezërit janë përgjimet e bandës së Demçes ku konfirmohet se kush ishin vrasësit.

"O Zoti im. Unë i njoh ata dy budallenjtë që kanë bërë dëmin atij me ngjyrë. Atë fëmijë ata e vranë. Po ata të pabesë. E ke parë çfarë fotoje kanë publikuar?”. Në burg, vëllezërit duket se nuk e kanë dhe aq të lehtë për shkak të arrogancës së tyre. Në përgjime del vetë Demçe që kërkon t’i ndëshkojë: “Janë te G9 (krahu i burgut Rebibbia), ndoshta duhen pickuar pak”. ©LAPSI.al

[caption id="" align="alignnone" width="360"]Ky është Elvis Demçe, 'Zoti i drogës' - Del FOTO - NTV Elvis Demçe[/caption]

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI