Flash

Kapshticë: ndjekje penale për dy persona për transportim ilegal emigrantësh

Lapsi.al 13 July 2022
Kapshticë: ndjekje penale për dy persona për transportim ilegal

Ndaj dy personave ka nisur një ndjekje penale, pasi sot në pikën kufitare të Kapshticës u gjetën në kamionin e tyre dy emigrantë të jashtëligjshëm. Shtetasit S. B., banues në Tiranë dhe Xh. R., banues në Shkodër, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, do të ndiqen në gjendje të lirë.

"Në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, shërbimet e Policisë gjatë procedurës së kontrollit të ushtruar respektivisht në mjetet kamion tip “Renault” dhe “Scania” që ata drejtonin, u konstatuan të fshehur 2 emigrantë të paligjshëm, të cilët synonin kalimin drejt vendeve të BE-së," njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI