Flash

Iu gjet një armë e vjedhur në makinë, arrestohet 32-vjeçari shqiptar në Itali

Lapsi.al 13 July 2022
Iu gjet një armë e vjedhur në makinë, arrestohet

Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe grabitje. 32-vjeçari u pikas nga autoritetet pasi lëvizjet e tij ishin të dyshimta ndërsa u shfaq në rrugët e qendrës së Monzas në një Toyota Yaris.

Pasi u ndalua nga ushtarakët, gjatë kontrollit u zbulua se në sediljen anësore të pasagjerit ishte vendosur një qese letre me një pistoletë gjysmë automatike Glock cal 40, dy karikatorë dhe një kuti në të cilën kishte 40 gëzhoja të të njëjtit kalibër.

Sakaq nga hetimet rezultoi se arma ishte e vjedhur në vitin 2008. Pistoleta dhe municionet u sekuestruan ndërsa 32-vjeçari shqiptar u dërgua në burgun Via Sanquirico.

Të këshilluara

Shkrumbohet makina në autostradën Fier-Vlorë

Një makinë tip “Volkswagen” ka marrë flakë teksa lëvizte në autostradën Fier-Vlorë, në afërsi të zonës së Novoselës. Policia njofton se makina është djegur në o...

08:31

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI