Flash

Gjoba dhe pezullim licence, avokatët që thyen bojkotin i nënshtrohen sot masave disiplinore

Lapsi.al 13 July 2022
Gjoba dhe pezullim licence, avokatët që thyen bojkotin i

15 avokatët që thyen bojkotin e vendosur nga Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë do t'i nënshtrohen sot masave disiplinore. Ata pritet të ndëshkohen me gjoba, pezullim dhe propozim për heqje licence.

Ditë më parë kryetari i Dhomës së Avokatisë Maksim Haxhia njoftoi se gjatë bojkotit të parë, disa avokatë kanë frekuentuar proceset gjyqësore dhe ndaj tyre në mbledhjen e radhës komisionin i disiplinës do të marrë deri në heqjen e licencës masa.

Më 7 korrik dhoma e Avokatisë vendosi bojkot të përgjithshëm pa afat të seancave, ndërsa për masat e sigurimit ka vendosur bojkot 10 ditë.Përjashtim nga bojkoti janë vetëm masat e sigurisë që do të caktohen ndaj të miturve.

Shkak i bojkotit është bërë harte e re gjyqësore që KLGJ i ka propozuar për miratim Ministrisë së Drejtësisë dhe asaj të financave për shkrirjen e 18 gjykatave në vend. Harta e re gjyqësore parashikon në total 13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe shkrirjen e gjykatave të apelit në një të vetme. Avokatët i kërkojnë qeverisë të mos e miratojë këtë skemë.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI