Flash

Dhoma Amerikane e Tregtisë kundër amnistisë fiskale: Favorizon individë më të shkuar kriminale serioze

Lapsi.al 13 July 2022
Dhoma Amerikane e Tregtisë kundër amnistisë fiskale: Favorizon

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri ka dalë kundër projektligjit për amnistinë fiskale. Në një deklaratë, Dhoma thotë se projektligji nuk ofron garanci të mjaftueshme që individët e implikuar në veprimtari kriminale do të përjashtohen nga amnistia. Në përfundim, Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri vlerëson se rreziqet nga ligji janë më të mëdha se përfitimet dhe rekomandon tërheqjen e tij.

DEKLARATE MBI AMNISTINE FISKALE / STATEMENT ABOUT FISCAL AMNESTY

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri shpreh shqetësimin e saj mbi projektligjin e amnistisë fiskale, që ka hyrë në fazën e konsultimit publik, në një moment sensitiv të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Vlerësimi jonë është se projektligji nuk ofron garanci të mjaftueshme që individët e implikuar në veprimtari kriminale do të përjashtohen nga amnistia. Nëse miratohet, legjislacioni do të minonte përpjekjet për të përmirësuar klimën e biznesit dhe investimeve, duke shpërblyer konkurrencën e pandershme. Ne gjithashtu vlerësojmë se pozita e Shqipërisë në programet ndërkombëtare të monitorimit mbi pastrimin e parave do të rrezikohej dhe si rrjedhojë reputacioni i vendit do të dobësohej.

Si konkluzion, Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri shprehet se rreziqet e projektligjit të ri tejkalojnë ndjeshëm përfitimet e tij dhe rekomandon tërheqjen e kësaj nisme.

Qeveria socialiste ka propozuar amnistinë fiskale. Në këtë amnisti nuk mund të përfitojë asnjë politikan, funksionar shteti, gjyqtar, prokuror apo familjarë të tyre. Puna në të zezë e deklarohet si subjekti kryesor i amnistisë. Përfituesit synohet të jenë emigrantët që ndër vite kanë siguruar të ardhura nga punë të ndryshme të padeklaruar.

Ndërkohë, opozita ka kundërshtuar nismën e qeverisë, të cilën e konsideron si formë për të formalizuar paratë e krimit.

Komisioni Europian është shprehur gjithashtu me rezerva për amnistinë fiskale, duke thënë se dobëson kontrollin e Shqipërisë kundër pastrimit të parave

“Komisioni nënvizoi shqetësime serioze për draftin aktual të ligjit për amnisti fiskale. Ai do të dobësonte kontrollet e Shqipërisë kundër pastrimit të parave, ndërkohë që do të bënte pak për të rritur aftësinë e administratës tatimore për të përmirësuar pajtueshmërinë e ardhshme lidhur me kërkesat tatimore”, thuhej në deklaratën e Komisionit.

Të këshilluara

Kroacia hyn zyrtarisht në Euro

Ministrat e financave të Bashkimit Evropian miratuan zyrtarisht Kroacinë që të bëhet anëtarja e 20-të e monedhës së përbashkët te euro-s. Duke filluar nga 20...

22:16

ide

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI