Flash

“Arrestoje, por mos e qëllo në kokë” Prindërit e protestuesve denoncojnë dhunën policore

Prindërit e studentëve të ndaluar gjatë protestave në Tiranë denoncojnë dhunën policore dhe arrestimet që i konsiderojnë të padrejta. Mes ankthit për fatin e fëmijëve dhe zhgënjimit nga institucionet, ata rrëfejnë vështirësitë ekonomike, mungesën e perspektivës dhe frikën se të rinjtë që dolën në rrugë për të kërkuar një të ardhme më të mirë në Shqipëri, do të përfundojnë duke u larguar prej saj.

12:47

Christian Dior padit rivalin Valentino

Lapsi.al 13 July 2022
Christian Dior padit rivalin Valentino

Christian Dior SE, e njohur gjerësisht si Dior, është një ndër markat franceze të modës luksoze, nga shtëpia e biznesmenit francez Bernard Arnault, i cili gjithashtu drejton LVMH, grupin më të madh të luksit në botë. Marka e famshme ka një rivalitet të gjatë me shtëpinë luksoze italiane Valentino dhe duket se konflikti do të përkeqësohet.

Dior ka paditur rivalin e vet ‘Valentino’ për 100 mijë dollarë për ndërprerjen e biznesit, duke organizuar një show në shkallët e famshme spanjolle.

Konflikti doli në dritë kur javën e kaluar, Valentino organizoi show-n për koleksionin vjeshtë-dimër 2022, nga drejtori kreativ Pierpaolo Piccioli, në Romë, në vendin që njihet si ‘Spanish Steps’. Eventi u ndoq nga shumë njerëz të famshëm dhe adhurues të modës.

Dior, ndërkohë, ka akuzuar markën për mbajtjen e një eventi që i ka ndaluar klientët të vizitonin dyqanin e ‘Dior’, në Romë. Sipas Dior, zyrtarët e Valentino-s kishin "garantuar trafikun e këmbësorëve", por ditën e shfaqjes nuk kishte trafik këmbësorësh apo klientë në .

Sipas mediave ndërkombëtare, janë bërë publike disa ankesa zyrtare nga Dior, që pretendon se biznesi i markës ishte “penguar”, pasi klientët që niseshin për të vizituar dyqanin u bllokuan nga barrierat.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI