Flash

Butrinti me koncension, aktivistët protestë te zyrat e AADF

Lapsi.al 13 July 2022
Butrinti me koncension, aktivistët protestë te zyrat e AADF

Aleanca për Mbrojtjen e Butrintit e ka zhvendosur protestën përpara zyrave të Fondit Shqiptaro Amerikan të Zhvillimit. Mesazhi “Larg duart nga Butrinti” është inspiruar nga shpirti i lirë amerikan, nga protestat pacifiste kundër luftës në Vietnam “Larg duart nga Vietnami”.

“Kemi pikëpyetje të mëdha se si ka mundësi që avokatja e inceneratorëve ndodhet pas aferës së Butrintit, ashtu siç kemi pikëpyetje të mëdha pse pas Butrintit, po bie Durrësi, Driloni, Pallati i Brigadave, Apolloni, Finiqi dhe çdo kala shqiptare?! Kjo qeveri është kthyer si një ushtri pushtuese që po merr me radhë kalatë shqiptare!”

Sipas protestuesve qeveria është kthyer në një pushtuese, që po merr me radhë të gjithë trashëgiminë kulturore. Sipas tyre, marrëveshja e radhës, pas Durrësit është Driloni.

Ata i bënë thirrje Michael Granoff që të distancohet nga afera korruptive, “e oligarkëve shqiptarë të cilës po njollosin emrin e tij dhe flamurin amerikan.”

Ndërkohë, gjykatat janë beteja e radhës.

Aktivistët paralajmëruan që gjatë ditës së nesërme, protesta e tyre do të zhvendoset përpara ambienteve të Parlamentit, ku pritet të kaloj për miratim ligji.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI