Pasi takoi ambasadorin e OSBE-së në Tiranë, Vincenzo Del Monaco, Yuri Kim reagoi në Twitter duke thënë se SHBA inkurajon Shqipërinë që të mundësojë votën e diasporës sa më shpejt të jetë e mundur, siç e kërkon Kushtetuta.
Diplomatja amerikane me anë të një postimi në Twitter, shkruan se gjatë takimit u diskutua mbi zgjedhjet në vend, reformën në drejtësi dhe luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore.
Postimi i Yuri Kim në Twitter:
Takova sot ambasadorin e OSBE-së, Vincenzo Del Monaco për të diskutuar angazhimin tonë të përbashkët për të mbështetur zgjedhjet e lira dhe të ndershme, reformën në drejtësi dhe luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Ne inkurajojmë Shqipërinë që të mundësojë votën e diasporës sa më shpejt që të jetë e mundur, siç e kërkon Kushtetuta. SHBA është e kënaqur të mbështesë përpjekjet e prezencës së OSBE-së në Tiranë për të forcuar institucionet dhe proceset gjyqësore, duke përfshirë zhvillimin e programit të ri të masterit në kriminologji.
Postimi i shefit te OSBE:
Gjithmonë kënaqësi takimi me @USAmbAlbania. E falënderuam atë dhe @StateINL për bashkëpunimin e shkëlqyer të vazhdueshëm me @OSCEinAlbania për aspekte të shumta të shtetit të së drejtës dhe zbatimit të ligjit, përfshirë luftën kundër krimit të rëndë dhe të organizuar. Ramë dakord të forcojmë punën e përbashkët për një Gjykatë Kushtetuese dhe SPAK të fuqizuar. Shprehëm inkurajimin tonë që Shqipëria të mundësojë votimin nga jashtë vendit, siç përcaktohet në Kushtetutë, dhe mbetemi të gatshëm të japim ndihmën tonë.