Flash

VIDEO/ Zbulohet shtëpia e barit në Spanjë, në pranga 2 shqiptarë

Lapsi.al 12 July 2022
VIDEO/ Zbulohet shtëpia e barit në Spanjë, në pranga 2

Policia spanjolle ka vënë nën pranga 2 shqiptarë dhe 1 maroken të akuzuar si pjesë e një grupi të organizuar kriminal që kultivonte dhe transportonte drogë.

Autoritetet vendase kanë kryer një operacion për çmontimin e një plantacioni të brendshëm të kultivimit të marijuanës në një magazinë industriale ku janë arrestuar 3 personat të moshës 23-33 vjeç.

Gjatë kontrollit u sekuestruan 1500 bimë kanabis sativa si dhe u verifikua se të arrestuarit jetonin në magazinë, në mënyrë që të kujdeseshin gjatë të gjithë kohës për plantacionin.

Përreth ambientit ishin vënë edhe kamera të sigurisë, si dhe ishin marrë masat për tu arratisur në rast kontrollesh nga policia, duke fshehur një makinë në një vend lehtësisht të aksesueshme.

Magazina kishte një instalim të plotë të energjisë elektrike që furnizohej ilegalisht nga ndriçimi publik. Për tre të arrestuarit është dhënë masa e sigurisë arrest me burg, ndërkohë që procesi është ende në vijim.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Tiranë

Një 70-vjeçar është përplasur për vdekje këtë të martë në zonën e Komunës së Parisit në kryeqytet. Shtetasi me iniciale F.Gj. është goditur nga automjeti që dre...

18:58

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI