Flash

U ofroi 50 euro për të kaluar motorin pa dokumente, prangoset 21-vjeçari

Lapsi.al 12 July 2022
U ofroi 50 euro për të kaluar motorin pa dokumente, prangoset

Një 21-vjeçar kosovar është vënë pranga pasi tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë, me qëllim kalimin e kufirit me një motomjet të dyshuar të trafikuar. Gjatë kontrollit në kufi, policia i ka kërkuar 21-vjeçarit që të paraqesë dokumentet përkatëse të motomjetit, por ai ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë, duke u dorëzuar një dokument mjeti, së bashku me një kartëmonedhë me prerje 50 euro.

Nga verifikimi rezultoi se ky shtetas kishte dorëzuar një dokument që i përkiste një motomjeti tjetër, të ndryshëm nga motomjeti që ai drejtonte.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve në DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin B. Th., 21  vjeç, banues në  Prizren, Kosovë, për veprat penale "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike" dhe "Trafikimi i mjeteve motorike".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI