Flash

Transportonin 23 klandestinë me furgon, dy të arrestuar në Tepelenë

Lapsi.al 12 July 2022
Transportonin 23 klandestinë me furgon, dy të arrestuar në

Dy persona janë vënë në pranga pasi u kapën teksa po transportonin 23 emigrantë të paligjshëm. Arrestimi i tyre u bë falë operacioni policor i koduar "Road Guard 32". Të arrestuarit janë 52 vjeçari me inicialet B. T., banues në Lushnje dhe 44 vjeçari me inicialet K. Sh., banues në Durrës.

"Në hyrje të qytetit Tepelenë, shërbimet e Policisë ndaluan automjetin furgon me drejtues shtetasin B. T. dhe pasagjere shtetasen K. Sh., të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, po transportonin me këtë furgon, 23 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit", njofton policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti dhe 2 aparate celulare.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale "Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve", e kryer në bashkëpunim.

Të këshilluara

Itali, shqiptarët përleshen me kaçavida

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Certosa të Italisë ku protagonistët kryesorë janë 6 shqiptarë. Ata kanë pasur një sherr mes tyre pasditen e djeshme, ku edh...

16:10

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI