Flash

Skandali i radhës/ E moshuara mbledh kanaçe, rezulton përfituese e miliona eurove

Lapsi.al 12 July 2022
Skandali i radhës/ E moshuara mbledh kanaçe, rezulton

Pas të moshuarve Rruzhdije dhe Shkëlqim Meta por edhe bashkëmoshtarëve të tyre Thanas Çani dhe Haxhire Gurakuqi që e gjetën veten të përfshirë në aferën e inceneratorëve pa asnjë dijeni e asnjë kontribut, një tjetër person ka dalë sot për të sqaruar mpleksjen e emrit të saj në skandalin e evazionit fiskal, ku u përfshinë 24 kompani. Merita Hajdari është paraqitur  sot para dyerve të SPAK pasi emri i saj u lakua si një nga përftueset e miliona eurove nga afera e inceneratorëve. Hajdari thotë se firma e saj është falsifikuar dhe se ajo nuk di asgjë për këtë çështje. Ajo shton gjithashtu se jetesën e siguron duke mbledhur kanaçe në koshat e mbeturinave.

Hajdari është vetëm një prej disa emrave që figurojnë përftues nga afera e inceneratorëve, mes të cilëve ka azilantë, mbledhës kanaçesh dhe çobanë bagëtish.

Të këshilluara

2 të vdekur nga koronavirusi në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka publikuar raportin 24-orësh mbi situatën epidemiologjike. Sipas raportit, në këtë periudhë kohore janë regjistruar dy vdek...

13:20

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI