Flash

Përfshihet nga flakët fabrika e qelqit në Kavajë

Lapsi.al 12 July 2022
Përfshihet nga flakët fabrika e qelqit në Kavajë

Flakët kanë pushtuar këtë të martë ish-fabrikën e qelqit në qytetin e Kavajës. Mësohet se zjarri  u përhap me shpejtësi dhe doli jashtë kontrollit, teksa një qytetar ishte duke djegur mbeturinat aty pranë.

Në videot nga vendngjarja shihet se zjarri me përmasa të mëdha ka rrezikuar dhjetëra shtëpi që ndodhen pranë ish-fabrikës.

Në vendngjarje kanë shkuar me shpejtësi dy zjarrfikëse të qytetit të Kavajës për të vënë nën kontroll flakët por duket se deri më tani ka qenë mision i pamundur.

Raportohet se në ndihmë të forcave zjarrfikëse janë duke shkuar edhe dy zjarrfikëset e qytetit të  Rrogozhinës.

Të këshilluara

2 të vdekur nga koronavirusi në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka publikuar raportin 24-orësh mbi situatën epidemiologjike. Sipas raportit, në këtë periudhë kohore janë regjistruar dy vdek...

13:20

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI