Flash

Përdorej firma e të moshuarës për evazion fiskal edhe pas vdekjes/ Meta: Krimi ka kapërcyer çdo imagjinatë

Lapsi.al 12 July 2022
Përdorej firma e të moshuarës për evazion fiskal edhe pas

Presidenti i vendit, Ilir Meta shkruan se krimi dhe kapja e shtetit ka kapërcyer çdo imagjinatë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, presidenti thotë se miliona euro po grabiten nga mafia e inceneratorëve me firma të falsifikuara të qytetarëve.

Krimi dhe kapja e shtetit ka kapërcyer çdo imagjinatë. Ndërsa për të marrë pensionin u kërkohet pensionistëve që të paraqiten fizikisht për të provuar se janë gjallë, miliona euro të taksapaguesve tanë grabiten nga mafia e inceneratorëve me firma të falsifikuara të qytetarëve, që janë ndarë nga kjo botë prej 5 vitesh. Vetëm lufta e hapur kundër kapjes së shtetit dhe korrupsionit parandalon falimentimin e Shqipërisë.”, shkruan Meta.

Sa i referohet rastit që ka përmendur presidenti Meta bëhet fjalë për rastin e të moshuarës, 84-vjeçares Gjyste Sermi, nga Lezha. ‘Frangaj International’, kompania nga Lezha e cila është shitur në mënyrë fiktive tek 84-vjeçarja. Në momentin e shitjes, kjo kompani i ka lënë të moshuarës një borxh ndaj Tatimeve 800 milionë lekë.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI