Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Pas protestave masive, Sri Lanka pritet të zgjedhë presidentin e ri javën e ardhshme

Lapsi.al 12 July 2022
Pas protestave masive, Sri Lanka pritet të zgjedhë presidentin e ri

Parlamenti i Sri Lankës do të zgjedhë presidentin e ri më 20 korrik, tha të hënën kryetari i Parlamentit, pasi protestuesit në fundjavë hynë në rezidencën e presidentit dhe kryeministrit aktual, të cilët kanë ofruar dorëheqje pas krizës ekonomike. Presidenti i Sri Lankës, Gotabaya Rajapaksa, që ka mbikëqyrur shtypjen e kryengritësve në kohën kur ishte sekretar i Mbrojtjes, pritet të japë dorëheqje të mërkurën. Vëllezërit e tij dhe nipi më herët kanë dhënë dorëheqje nga postet e ministrave kur Sri Lanka nisi të kishte mungesë të karburanteve, ushqimit dhe gjërave të tjera elementare, në krizën që është më e rënda që nga pavarësia nga Britania më 1948.

Radio Europa e Lirë shkruan se parlamenti do të mblidhet të premten dhe pesë ditë më vonë do të zgjedhë presidentin e ri, ka deklaruar kryetari i Parlamentit, Mahinda Yapa Abeywardena.

“Gjatë takimit të liderëve që është mbajtur sot, ata u pajtuan që kjo është e nevojshme për të siguruar një qeveri ku do të merrnin pjesë të gjitha partitë, duke respektuar Kushtetutën”, tha ai përmes një deklarate.

“Partia qeverisëse ka thënë se kryeministri dhe kabineti janë të gatshëm të japin dorëheqje dhe të emërojnë një qeveri gjithëpërfshirëse”, shtoi ai.

Kryeministri Ranil Wickremesinghe, shtëpia private e të cilit është djegur nga protestuesit, ka thënë se do të japë dorëheqje. Zyra e tij ka konfirmuar planet për dorëheqje, duke shtuar se kabineti do të japë dorëheqje sapo të arrihet marrëveshje për formimin e një qeverie gjithëpërfshirëse.

Liderët e protestave kanë thënë se do të uzurpojnë rezidencat e presidentit dhe kryeministrit në Kolombo deri në momentin kur ata të japin dorëheqje. Gjatë fundjavës protestuesit hynë në shtëpinë e presidentit në Kolombo. Ky qytet ishte më i qetë të hënën, ku qindra njerëz u panë në rezidencën e presidentit. Policia nuk bëri asnjë përpjekje për të ndërhyrë. Policia tha se ka pranuar rreth 50 mijë dollarë që janë gjetur nga protestuesit në rezidencën e presidentit të shtunën.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka bërë thirrje për tranzicion paqësor të Qeverisë dhe “zgjidhje të qëndrueshme” për krizën aktuale ekonomike. Për muaj të tërë, Sri Lanka po përballet me mungesë të ushqimit, karburanteve e ilaçeve dhe pakënaqësitë kulmuan të shtunën, kur protestuesit hynë në rezidencën presidenciale./Monitor

Të këshilluara

Zjarr në një hotel të Kretës

Një zjarr ka rënë në një hotel në Kokkini Hanit, Bashkia Hesonissos. Mësohet se alarmi për zjarrin ka rënë pak pas orës 17:00. Siç shihet edhe në foto, nga komp...

19:28

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI