Flash

Johnny Depp i kundërpërgjigjet Amber Heard: Vendimi i jurisë ishte i drejtë

Lapsi.al 12 July 2022
Johnny Depp i kundërpërgjigjet Amber Heard: Vendimi i jurisë

Johnny Depp mendon se Amber Heard duhet të heqi dorë nga apelimi i vendimit të jurisë  pasi gjykimi prej 10 milionë dollarësh pasqyron humbjen që ai pësoi pasi ajo shpifi atë.

Avokatët e Johnny kanë deklaruar se ka prova të qarta se pasi artikulli  i Amber u shfaq në Washington Post në vitin 2018, aktori nuk kishte punë, nuk u shfaq në asnjë prodhim filmik deri në tetor 2020. Vetëm kjo, thonë avokatët, mbështet verdiktin prej 10 milionë dollarësh.

Në fakt, dokumentet ligjore të Depp-it i referohen një prej përfaqësuesve që arriti një marrëveshje për pagesën e "Pirates of the Caribbean" për 22.5 milionë dollarë. Pak para publikimit të artikullit, producenti, Jerry Bruckheimer ishte dakord për cmimin , duke thënë se ai donte vërtet që Johnny të merrte pjesë në vazhdimin e filmit.Por pas akuzave të Amber, ai ishteperson non grata në produksion.

Avokatët  shtuan gjithashtu se aktori dëshmoi me ekspertë gjatë gjyqit, dhe humbja e tij aktuale arriti në shumë më tepër se 10 milion dollarë .

Nga ana tjetër, Heard paraqiti dokumente ligjore javën e kaluar duke pretenduar se një nga anëtarët e jurisë ishte emëruar me mashtrim. Ekipi i saj ligjor thotë se një burrë u thirr, por djali i tij me të njëjtin emër e mori thirrjen në gjykatë dhe u bë pjesë e jurisë dhe sipas ekipit të saj duhet të zhvillohet një gjyq të ri. /Lapsi.al

Të këshilluara

Së shpejti, një spinoff i Stranger Things'

Pas publikimit të finales së sezonit 4, të Stranger Things, Duffer Brother njoftuan se po punojnë për një seri të re spinoff me veprim të drejtpërdrejtë, bazua...

15:22

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI