Flash

Ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, 'Rrugorja' e arreston se përdorte telefonin në timon

Lapsi.al 12 July 2022
Ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar,

Një 33-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës. Fillimisht shtetasi me inicialet A.F. është arrestuar në rrugën “Kastriotët” pasi po drejtonte automjetin duke përdorur telefonin. Më pas gjatë kontrollit të kryer policia ka evidentuar se 33-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar.

"Shërbimet e Qarkullimit Rrugor kanë ndaluar në rrugën “Kastriotët”, automjetin me drejtues shtetasin A. F., 33 vjeç, i cili po përdorte celularin gjatë drejtimit të automjetit Gjatë verifikimeve të kryera ka rezultuar se ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Themelore e Prishtinës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mashtrimi, kryer në bashkepunim dhe “Pjesemarrja në grup kriminal me qëllim mashtrimin e pastrimin e parave”, njofton policia. 

Materialet në ngarkim i kaluan Prokurorisë së Tiranës.

 

Të këshilluara

2 të vdekur nga koronavirusi në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka publikuar raportin 24-orësh mbi situatën epidemiologjike. Sipas raportit, në këtë periudhë kohore janë regjistruar dy vdek...

13:20

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI