Flash

Erdogan flet me Putinin dhe Zelenskyn për eksportet kritike të grurit

Lapsi.al 12 July 2022
Erdogan flet me Putinin dhe Zelenskyn për eksportet kritike të grurit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, më 11 korrik, diskutoi eksportet e grurit ukrainas në telefonata të veçanta me presidentin rus, Vladimir Putin dhe presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Ukraina dhe aleatët e saj kanë shtyrë përpara rihapjen e porteve të Ukrainës në Detin e Zi, të cilat Kievi thotë se janë mbyllur për shkak të një bllokade ruse.

Vendet perëndimore kanë rritur kërkesat e tyre për rihapjen e porteve për të lejuar dërgesat e drithit, veçanërisht në Lindjen e Mesme dhe Afrikë, vende këto që për të ushqyer popullsinë e tyre varen nga gruri ukrainas.

Erdogan i tha Putinit se është koha për të ndërmarrë veprime në lidhje me një plan të OKB-së për të krijuar korridore të sigurta në Detin e Zi për eksportet e grurit, sipas një deklarate nga zyra e për media e Qeverisë, të cituar nga agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu.

Zelensky tha në Twitter se ai vlerësonte ndihmën e Erdoganit për rifillimin e eksporteve të grurit dhe shtoi se Rusia duhet gjithashtu të ndalohet nga marrja e grurit ukrainas nga territoret e pushtuara.

Erdogan, i cili ka ofruar të ndërmjetësojë për çështjen e grurit, diskutoi gjithashtu situatën me Putinin.

Kremlini tha se të dy liderët diskutuan gjithashtu bashkëpunimin ekonomik dhe folën për një takim “ruso-turk në nivelin më të lartë” në të ardhmen e afërt. Por, nuk u dhanë detaje të tjera.

Të këshilluara

Zjarr në një hotel të Kretës

Një zjarr ka rënë në një hotel në Kokkini Hanit, Bashkia Hesonissos. Mësohet se alarmi për zjarrin ka rënë pak pas orës 17:00. Siç shihet edhe në foto, nga komp...

19:28

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI