Flash

Dogji aksidentalisht tokën e komshiut, arrestohet fermeri në Elbasan

Lapsi.al 12 July 2022
Dogji aksidentalisht tokën e komshiut, arrestohet fermeri në Elbasan

Një fermer nga Elbasani është proceduar penalisht në gjendje të lirë pasi teksa i vuri zjarrin tokës së tij, flakët avancuan dhe prej tyre u dogj edhe një sipërfaqe toke me të mbjella dhe pemë frutore.

"I vuri zjarrin një sipërfaqeje toke, procedohet penalisht autori i dyshuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan, në vijim të punës për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasin:

 

 

K. Ç., banues në fshatin Polis i Vogël, Elbasan, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me pemë të ndryshme frutore, në pronësi të shtetasit H. M.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Të këshilluara

2 të vdekur nga koronavirusi në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka publikuar raportin 24-orësh mbi situatën epidemiologjike. Sipas raportit, në këtë periudhë kohore janë regjistruar dy vdek...

13:20

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI