Flash

Berisha mbledh drejtuesit e PD në Tiranë: Bisedoni me komunitetin, dilni në terren

Lapsi.al 12 July 2022
Berisha mbledh drejtuesit e PD në Tiranë: Bisedoni me komunitetin,

Ish-kryeministri Sali Berisha, u ka dhënë direktiva kryetarëve të degëve të PD-së në Tiranë, mbi aksionin opozitar në vijim. Gjatë një mbledhje që zhvilloi në selinë e PD-së, Berisha u kërkoi kryetarëve të degëve që të intensifikojnë takimet me qytetarët e thjeshtë. Berisha u kërkon atyre organizimin e punës në mënyrë të pandërprerë për t’i dhënë përgjigje të merituar qeverisë.

"Arritëm me një organizim shumë të mirë. arritëm duke mobilizuar strukturat dhe pa këtë nuk arrihej. Arritëm duke dalë jashtë vetes sonë. duke u bashkuar me eksponentë dhe organizata të shoqërisë civile që kanë qenë zëra të kauzave të drejta të qytetarëve. Kujtoni pak betejat e tyre me policinë. Çështjet që trajtonim janë të drejta. Me politikat e tij po shpopullohet vendi, këtë rrugë do të ndjekim. Veçanërisht zgjerimin tonë, prekjen takimin me të gjithë komunitetin aty ku jemi. Tani ju mund të bëni mbledhje seksionesh dhe jau sugjeroj, por do bëni më shumë mbledhje komunitetesh. Tek shkalla, tek pallati, sheshi. Tu lutemi e të bisedojmë me komunitetin. Të kalojmë në komunitet, të përdorim logjikën, të bëjmë debat me qytetarët. Kalimi ynë në komunitet është i domosdoshëm. Sepse nuk po mbrojmë interesa, nuk është betejë për pushtet por për qytetarët, nuk marrim pushtet pa votën e lirë. Ky duhet të ikë dhe ne do bëjmë gjithçka që shqiptarët të votojnë të lirë. Çdo zgjidhje e jona fillon me largimin e tyre", tha Berisha.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Tiranë

Një 70-vjeçar është përplasur për vdekje këtë të martë në zonën e Komunës së Parisit në kryeqytet. Shtetasi me iniciale F.Gj. është goditur nga automjeti që dre...

18:58

Itali, shqiptarët përleshen me kaçavida

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Certosa të Italisë ku protagonistët kryesorë janë 6 shqiptarë. Ata kanë pasur një sherr mes tyre pasditen e djeshme, ku edh...

16:10

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI