Flash

Edhe opozita “për riedukim”

Lapsi.al 12 July 2022
Edhe opozita “për riedukim”

Rastet e shumëpërfolura të përplasjes së Edi Ramës me gazetarët, Ambrozia Meta dhe Klevi Muka, si dhe vendimi i kryeministrit për ti shpënë ata për riedukim, ndonëse u fshikulluan ashpër nga organizatat ndërkombëtare për lirinë e shtypit, janë parë të relativizuara nga një pjesë e publikut shqiptar. 

Shumëkush i ka lidhur ato me karakterin e shefit të qeverisë, me stilin e tij kontrovers të komunikimit dhe bacground-in e njeriut që ka kapërcyer në jetën politike duke përdorur mediat si trampolinë. 

Shprehja “e ashtu e ka zakon ai” është bërë standarte, si në rastet e përplasjes me dy reporterët, në konferenca shtypi, po ashtu edhe në ato kur ai vihet në vështirësi në emisionet e mbrëmjes. 

Por, tendencës së Edi Ramës për të agresuar atë që bën një pyetje “të papëlqyeshme”, apo që ka një këndvështrim të fakteve të ndryshme nga i tiji, po i shtohet edhe një mëkat tjetër, ai i rieduktimit përmes heshtjes.

Ka mëse një javë që kreu i qeverisë as nuk gjen guximin të belbëzojë ndaj akuzave të përsëritura të opozitës për sakndalin e grabitjes me anë të inceneratorëve. Që kur Kryemadhi bëri denoncimin e parë, në media parakalojnë, pleq nga azli, emigrantë për bukën e gojës, madje edhe të larguar nga kjo jetë, që luajnë miliona fiktive në ajër, duke lëshuar fatura tatimore për inceneratorët, në mënyrë që këto të fundit të justifikojnë punët e pa bëra, për të cilat janë paguar nga buxheti i shtetit. Për të gjitha këto nga qeveria nuk ka asnjë reagim.

Lexo me tej:

Superskandali/ Zbulohet skema si ka vjedhur qeveria me inceneratorin e Tiranës

Lapsi.al i ka qëmtuar të gjitha daljet publike të kryeministrit (lexo poshtë), ku mund të gjenden plane të përbashkëta me Hagën për të shpëtuar Evropën, zbulimi i supozuar i sasive kolosale të naftës e deri tek postimet e këngëve polifonike për lavdinë e liderit. Por ama aty është e kotë të kërkohet ndonjë përgjigje për mënyrën se si dy Klodianët kanë rrëmbyer paratë tona pa bërë asnjë lek punë.  

Rama, një javë heshtje për skandalin e ri të vjedhjes me inceneratorët      

Rama që nuk lë edhe rastin më episodik pa replikuar, pa reaguar dhe pa u hedhur në sulm edhe ndaj ndjekësve të Facebook, këtë herë e ka mbyllur gojën.

Nga njëra anë ai mirë bën. Sa më shumë kohë kalon, duket qartë se afera e inceneratorëve përbën një krim shtetëror, të nxitur dhe të preojektuar nga maja e piramidës. Sa herë që dikush e tenton të prodhojë alibi për të, ato i shndërrohen në boomerang. Vetë shefi i qeverisë e ka provuar këtë në kurriz, kur doli bllof, njëherë duke e mbrojtur projektin qe kishte me Mërtirin dhe Zoton, si një fat që po shpëtonte qytetet shqiptare, ndërsa më pas u detyrua të pranojë vjedhjen, por duke u shfajësuar se ajo qe bërë pas shpinës së tij.

Këtë radhë, çfarë do që të thotë, e ka të vështirë të shpjegojë se si një shtet i tërë ka mbyllur sytë teksa i kalonin nën hundë milionat. Edhe tatimorët edhe krimi ekonomik, edhe drejtoria e koncesioneve edhe bashkitë edhe ata që duhet të çertifikonin punën e kryer, nuk kanë qenë në gjendje të dallonin se kishin të bënin me një sistem që prodhonte fatura dhe rëmbente para pa plotësuar detyrimet kontraktuale. Kjo nuk është symbylltësi, por pjesmarrje në një grupim kriminal. Dhe çfarëdo argumenti të prodhojë, qoftë edhe një orator i paskrupullt si Rama, ai nuk është në gjendje të bindë askënd se e tëra ka ngjarë në mënyrë të pafajshme.

A është e përfshirë ministrja Ibrahimaj me kompanitë fantazmë të inceneratorëve?

Por ama edhe rruga tjetër nuk përbën zgjidhje, pasi opozita nuk është një gazetar që i trembet pronarit, apo konkurencës me kolegët e tij të tredhur, ajo nuk mund të kërcënohet me riedukim. Në këtë rast është Edi Rama që humbet nga pak përditë. Sepse duke heshtur, ai jo vetëm nuk e zgjidh problemin, por i lë hapsirë rivalëve të ngulisin në publik versionin e tyre. Ajo plaka nga azili, ai çobani nga Greqia, ajo gruaja që mblidhte kanoçe dhe ajo tjetra që firmoste nga varri e përforcojnë idenë që këtu është bërë nami. Ndërsa duke u shtirur sikur ky realitet nuk ekziston, Edi Rama vetëm e bën atë më të besueshëm.    

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

7 korriku, si përmbyllje e tre betejave

Beteja e PD për të sfiduar apo mundur Ramën është ende shumë e gjatë, por fitorja e 7 korrikut duhet kuptuar si shpëtimi i demokracisë, përmes ringjalljes së nj...

13:59

Dy pasqyra shqiptare për të njëjtin Vuçiç

Nën akuzë të ashpër nga kritikët e tij që e akuzonin se kishte dorëzuar pjesë nga sovraniteti i vendit, duke nënshkruar marveshjen për energjinë me Serbinë, Alb...

16:34

Pse amnistia ndihmon trafikantët

Imagjinoni se keni fituar 2 milionë euro duke u marrë me trafik droge. Paratë i keni me thasë të fshehura në bodrum; janë që të gjitha kartëmonedha të prerjeve ...

11:26

NATO nën shantazhin e Erdoganit

Në aftësinë e tij për të bërë keq, Rexhep Tayip Erdogan është i pakonkurrueshëm. Këtë po e provon edhe NATO me bllokimin e kërkesës për anëtarësim të Suedisë dh...

16:05

Poshtë Brukseli, rroftë Ballkani i Vuçiçit

Edi Rama ishte ndoshta në të drejtën e tij, të shprehte të gjithë vrerin e mundshëm kundër Brukselit dhe mënyrës se si funksionon Bashkimi Europian. Për shumëkë...

16:23

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI