Flash

Vlorë/ Kapen me armë në makinë, prangosen të rinjtë

Lapsi.al 11 July 2022
Vlorë/ Kapen me armë në makinë, prangosen të

Policia ka njoftuar se është finalizuar operacioni i koduar "Last night", ku është vënë në pranga një 23-vjeçar që qarkullonte me armë zjarri, në një automjet. Po ashtu është arrestuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri tjetër, për moskallëzim krimi, ndërsa sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak.

“Shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja", në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Last night”. Si rezultat i këtij operacioni, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: J. S., 23 vjeç, banues në Tepelenë, për veprën penale "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit";  E. S., 31 vjeç dhe I. S., 30 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit". Shërbimet e policisë kanë ndaluar mbrëmjen e djeshme, në lagjen "Pavarësia 3", automjetin me drejtues shtetasin E. S. dhe me pasagjerë shtetasit I. S dhe J. S.” – njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI