Flash

Shawn Mendes shtyn turneun botëror: Duhet te kujdesem për shëndetin mendor

Lapsi.al 11 July 2022
Shawn Mendes shtyn turneun botëror: Duhet te kujdesem për

Shawn Mendes ka zbuluar së fundmi se do të shtyjë turneun e tij botëror të shumëpritur pasi duhet të kujdeset  për shëndetin e tij mendor.

Krijuesi  i "Stitches" tha se ai "ka arritur një pikë të thyer" dhe i duhet kohë larg vëmendjes për të ndaluar dhe rivendosur.

Turneu i Mendes, i titulluar "Wonder: The World Tour", filloi në Portland muajin e kaluar dhe do të zgjaste deri në gusht 2023.

“ Me keqardhje por  do të më duhet të shtyj tre javët e ardhshme të shfaqjeve përmes Uncasville, CT deri në njoftimin e mëtejshëm”, u tha këngëtari fansave në një postim në Instagram të premten.

Shawn pranoi se kurrë nuk e kishte patur të lehtë të kalonte kaq shumë kohë larg njerëzve të tij të dashur kaq shpesh.

"Unë kam qenë në turne që kur isha 15 vjeç dhe për të qenë i sinqertë, ka qenë gjithmonë e vështirë të jesh në rrugë larg miqve dhe familjes," shpjegoi ai.

“Pas disa vitesh larg turneve, isha gati të nisja sërish por vendimi ishte i parakohshëm dhe për fat të keq, fama dhe presioni më kanë kapur dhe kam arritur një pikë të thyer.”

Mendes rrëfeu se foli me ekipin e tij dhe profesionistët e shëndetit mendor, të cilët e këshilluan atë që të merrte kohë për t'u shëruar dhe për t'u kujdesur për veten.

"Sapo të ketë më shumë përditësime, unë premtoj se do t'ju informoj , jju dua," shtoi ai.

Nuk është hera e parë që artisti ndan problemet e tij të shëndetit mendor me fansat.

Në prill, ai ndau një mesazh të gjatë në Twitter duke thënë se shpesh e pyet veten "çfarë është ajo që duhet të bëj me jetën time"./Lapsi.al

Të këshilluara

Aktorja e njohur, nënë për herë të dytë

Aktorja Kate Mara ësht në pritje të fëmijës së dytë me Jamie Bell. Lajmi u konfirmua nga vetë aktorja e cila postoi në instagram një foto të tyre të kapur pë...

09:14

Johnny Depp, këngë dedikuar Amber Heard

Sipas një raporti, Johnny Depp po përdor albumin e tij të fundit për të kënduar për fitoren e gjyqit të tij të diskutueshëm për shpifje kundër ish-bashkëshortes...

08:57

Kirsten Dunst martohet me aktorin e njohur

Kirsten Dunst është martuar me partnerin e saj Jesse Plemons, pas gjashtë vitesh së bashku. Një burimka treguar për Page Six se dyshja thanë "Pranoj", fundja...

15:10

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Para procesit/ Pse Veliaj po e zhyt Bashkinë në kaos

Shkarkimi i nënkryetares Anuela Ristani pa caktuar një drejtues të ri bllokon funksionimin e Bashkisë së Tiranës duke ngritur dyshimin se Veliaj po përddor institucionin si peng të çështjes së tij gjyqësore

11:23

Me sytë katër

PAPARAZZI