Flash

Pushtimi i Ukrainës/ BE e shqetësuar për kontrabandën e armëve, rrit bashkëpunimin me Moldavinë

Lapsi.al 11 July 2022
Pushtimi i Ukrainës/ BE e shqetësuar për kontrabandën e

Bashkimi Europian ka rritur bashkëpunimin e saj me Moldavinë me qëllim të ndihmojë në kontrollin e kufirit të saj me Ukrainës, për të parandaluar rrezikun e kontrabandës së armëve.

Ka qenë komisionerja për Çështjet e Brendshme, Ylva Johansson e cila ka njoftuar krijimin e një qendre mbështetëse për sigurinë e brendshme dhe menaxhimin e kufijve në Moldavi, një vend ky kandidat në BE.

BE-ja është e shqetësuar se skenari me luftën në ish-Jugosllavi do të përsëritet.

“Ne kemi pasur gjithmonë probleme me kontrabandën e armëve nga (ky rajon) për të mirën e krimit të organizuar që nxit dhunën e rrjeteve kriminale në BE”, theksoi ajo.

Përveç kontrabandës, armë nga ish-Jugosllavia janë gjetur në duart e xhihadistëve të cilët kanë nisur sulmet në Evropën Perëndimore vitet e fundit. Bashkëpunimi me Moldavinë ka të bëjë gjithashtu me luftën kundër rrjeteve të trafikantëve, trafikimit të qenieve njerëzore, kontrabandës së drogës dhe terrorizmit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI