Flash

PD-ja akuzon qeverinë për vjedhje të energjisë

Lapsi.al 11 July 2022
PD-ja akuzon qeverinë për vjedhje të energjisë

Korporata Elektro-Energjetike shqiptare, e kthyer në KESH-in e partisë, ka shpenzuar të shtunën 20 milion euro për blerje energjie”, është shprehur eksperti i Energjisë në Partinë Demokratike Eduard Elezaj.

Ai tha se kjo energji është blerë vetëm për një javë, periudhën 11 deri 17 korrik.

Elezaj i kërkon SPAK të hetojë për zbardhjen e abuzimeve në sektorin e energjisë që nga tenderat sekretë deri te financat e operatorëve të fushës

Deklarata e plotë e Eduard Elezaj

Korporata Elektro-Energjetike shqiptare, e kthyer në KESH-in e partisë, ka shpenzuar të shtunën 20 milion euro për blerje energjie

Çka e kthen këtë rast në skandal dhe shpërdorim të parasë publike, është fakti se ditën kur është bërë blerja, çmimi në bursë ka qenë 110 euro për MËH. KESH ka shpenzuar 473.76 Euro/MËH.

Sipas një përllogaritje të shpejtë janë harxhuar 15 milion euro më shumë.

Partia Demokratike bën këto pyetje, në emër të çdo qytetari që shqetësohet për çmimin e energjisë, sepse e paguan nga xhepi:

Pse për këtë blerje është harxhuar trefishi i çmimit të bursës?

Pse KESH nuk ka siguruar energji elektrike përmes procedurave mujore apo 3 mujore, por ka blere energji me periudha disa ditore?

Pse KESH ka zhvilluar rreth 45 procedura blerje të energjisë elektrike, nga janari deri tani, duke fshehur të dhënat e këtyre tenderave?

Pse KESH nuk ka publikuar të dhënat e kompanive pjesëmarrëse në tender, çmimet e ofruara prej tyre, apo fituesit?

Pse qeveria, ndërkohë që ka deklaruar krizë energjetike deri në Dhjetor 2022, nuk ka marrë asnjë masë për të përballuar krizën?

Partia Demokratike i kërkon SPAK të nisë hetimet e menjëhershme për zbardhjen e abuzimeve në sektorin e energjetikës, që nga tenderat sekretë deri te financat e operatorëve të fushës.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI