Flash

Emigrantë të paligjshëm në makinë, arrestohen dy të rinjtë në Gjirokastër

Lapsi.al 11 July 2022
Emigrantë të paligjshëm në makinë, arrestohen dy

Policia e Gjirokastrës ka prangosur 2 persona të cilët u kapën në flagrancë duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm. Të rinjtë u kapën në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Kthesa e fshatit Hormovë”.

"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore dhe Seksionin Operacional në DVP Gjirokastër, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Road Guard 31”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit E. Ç., 31 vjeç, banues në Tiranë dhe F. T., 34 vjeç, banues në Kurbin.", thuhet në njoftimin e bluve.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete dhe 2 aparate celulare. Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI