Flash

Deklarata lidhur me gjenocidin në Srebrenicë, Abazoviç kërkon falje: Ishte e paqartë!

Lapsi.al 11 July 2022
Deklarata lidhur me gjenocidin në Srebrenicë, Abazoviç

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, u ka kërkuar falje familjarëve të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë lidhur me deklaratën e tij në 27-vjetorin e gjenocidit, duke thënë se ajo çfarë kishte deklaruar ishte “e paqartë”.

“U kërkoj falje nënave të Srebrenicës për mendimin e shprehur në mënyrë të paqartë. Dihet se çdo vepër varet nga qëllimi i saj. Qëllimi im është paqja. Gjenocidi i kryer kundër boshnjakëve në Srebrenicë të mos përsëritet ndaj askujt”, shkroi ai në Telegram.

Ndjesa publike e kryeministrit malazez vjen pasi familjarët e viktimave të gjenocidit, shoqatat dhe përfaqësuesit e partive politike në Mal të Zi, thanë se Abazoviç e relativizoi gjenocidin në Srebrenicë.

“Gjenocidi nuk u krye kundër boshnjakëve, por kundër njerëzve, dhe nuk u krye nga ushtritë, por nga politikanët, politika e së keqes, politika e vdekjes dhe politika e mashtrimit”, tha Abazoviç, në përkujtim të 27-vjetorit të gjenocidit kundër boshnjakëve në Srebrenicë.

Pas kësaj deklarate, familjarët viktimave dhe shoqatat i kërkuan Abazoviçit që të kërkojë falje sepse definicioni i gjenocidit thotë se ai përbën “synimin për të shkatërruar plotësisht ose pjesërisht një grup kombëtar, etnik, racor apo fetar”.

Më herët gjatë 11 korrikut, shoqata “Nënat e Srebrenicës” tha se Abazoviç duhet t’iu kërkojë falje të gjithë viktimave të gjenocidit në Srebrenicë.

“Fëmijët tanë u vranë vetëm sepse ishin boshnjakë, ata u vranë nga një ushtri e organizuar. Në Potoçari nuk ka vend për relativizim të krimit”, tha kjo shoqatë përmes Twitterit.

Qendra Memoriale e Srebrenicës e falënderoi Abazoviqin, por gjithashtu kërkoi nga ai që të lexojë vendimet e gjykatave ndërkombëtare.

Të këshilluara

110 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Nga 344 testime të bëra, 110 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë. Nuk raportohet për humbje jete. Numri i rasteve aktiv...

16:04

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI