Flash

Berisha: Jam si Steve Jobs. Nëse PD fiton, do ketë garë për kryeministrin

Lapsi.al 11 July 2022
Berisha: Jam si Steve Jobs. Nëse PD fiton, do ketë garë për

Kryetari i PD-së Sali Berisha thotë se nëse PD fiton zgjedhjet parlamentare, do të bëhen primare për të zgjedhur kryeministrin e ri.

"Pas fitores së zgjedhjeve, do të bëj një primare për kryeministër. Nëse shqiptarët mendojnë që, ky e rrëzoi Ramën, por për kryeministër do preferojnë dikë tjetër, urdhëro të shkojmë në garë. Kjo pas zgjedhjeve, primare për kryeministër", - u shpreh Berisha në emisionin “Open”.

I njohur për krahasimet e tij, Berisha thotë se rikthimi i tij është njëlloj si ai i Steve Jobs në krye të Apple.

“Merr një listë dhe listo 100 politikanë dhe le të provojnë rikthimin. E provoi Jorgo Papandreu. Është multimilioner dhe me lidhje të jashtëzakonshme ndërkombëtare. Do kthehem tha. Erdhi koha të kthehem unë. Ta marr partinë tha. Morri 2.7%.

Kthimi nuk vjen se do ti. Ka një kimi dhe alkimi krejtësisht tjetër. Është i rrallë. Fati im është identik me Steve Jobs. Ai nuk dha dorëheqjen unë dhashë dorëheqjen. Ata më vunë shkelmin në mënyrën më të turpshme, të cilën nuk e përtypi askush.

Dhe Steve u rikthye. Fatmirësisht Lili punoi për mua, por e shoqja e Jobs, punoi kundër Steve. Apple, kur Steve i vunë drunin, u rikthye dhe e bëri Apple kompaninë më gjigante të botës.

Kthimi im nuk është s’po them me gjeneralin De Gold, por ja po them Steve Jobs. Kam të njëjtët njerëz si në 1005? Edhe Steve Jobs me të njëjtën bashkëpunëtorë e bëri Apple” – tha Berisha.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI