Flash

Aksidenti, 37-vjeçari shqiptar humb jetën në Itali (Emri)

Lapsi.al 11 July 2022
Aksidenti, 37-vjeçari shqiptar humb jetën në Itali (Emri)

Një 37-vjeçar shqiptar humbi jetën disa ditë më parë në një aksident në Itali. Mediat italiane bëjnë me dije se viktima është identifikuar si Alfred Voka, 37 vjeç.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 2 korrikut në një kryqëzim në Varese. Shqiptari udhëtonte me një motor tip Yamaha V-Max dhe u përplas nga një makinë tip “Jeep”.

Ky i fundit ka dalë nga rruga ku ishte dhe është përpjekur që të futet në drejtimin tjetër, por i ka prerë rrugën motorit.

Përplasja ishte fatale. Shqiptari ndërroi jetë menjëherë në vendin e ngjarjes. Të dyja mjetet pësuan dëmtime të rënda.

Ekspertët pritet që të përcaktojnë shpejtësinë e motorit dhe makinës në momentin e ngjarjes. Megjithatë, sipas mediave, drejtuesi i fuoristradës duhet t’i kishte dhënë përparësi motoristit

Të këshilluara

110 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Nga 344 testime të bëra, 110 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë. Nuk raportohet për humbje jete. Numri i rasteve aktiv...

16:04

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI