Flash

65-vjeçari humb jetën në kampin e muxhahedinëve në Manzë (Emri)

Lapsi.al 11 July 2022
65-vjeçari humb jetën në kampin e muxhahedinëve në

Një 65-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në kampin e muxhahedinëve në Manzë. Mësohet se Shaban Teni, punonjës i pastrimit ka përfunduar brenda makinerisë që mbledh plehrat në kamp dhe është copëtuar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme. Sipas dëshmisë se kolegeve të tij, makineria në një moment është bllokuar dhe teksa ai po tentonte ta zhbllokonte aksidentalisht ka lëvizur levën dhe makineria e ka tërhequr brenda duke e coptuar.

Njoftimi i policisë:

Manzë

Në Manzë, shtetasi Sh. C., 64 vjeç, banues në Sukth, Durrës, duke grumbulluar mbeturinat me makinën e pastrimit, tek kampi MEK, aksidentalisht ka dëmtuar rëndë dorën. Si pasojë e plagëve të marra shtetasi Sh.C, ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të këshilluara

110 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Nga 344 testime të bëra, 110 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë. Nuk raportohet për humbje jete. Numri i rasteve aktiv...

16:04

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI