Flash

Zelensky shkarkon disa ambasadorë, përfshirë edhe atë në Gjermani

Lapsi.al 10 July 2022
Zelensky shkarkon disa ambasadorë, përfshirë edhe atë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy ka shkarkuar ambasadorët e Kievit në disa vende, përfshirë Gjermaninë, dhe disa të dërguar të tjerë, sipas dekreteve presidenciale të shpallura më 9 korrik.

Seria e dekreteve të shkurtra nuk dhanë arsyet për shkarkimet, por renditën ambasadorët si ata në Gjermani, Hungari, Norvegji, Republika Çeke dhe Indi. Të dërguarit në Maldive, Nepal, Shri Lanka dhe Bangladesh u shkarkuan gjithashtu, thuhej në dekrete.

Dekretet nuk treguan nëse të dërguarve të larguar do t’u ofroheshin punë të tjera me qeverinë ukrainase. Në mesin e të shkarkuarve ishte ambasadori i diskutueshëm i Ukrainës në Gjermani, Andriy Melnyk.

Gazetat gjermane Bild dhe Sueddeutsche Zeitung raportuan në fillim të javës se Melnyk do të largohej nga Berlini dhe do të merrte një post tjetër në Ministrinë e Jashtme në Kiev. Melnyk ka qenë i zëshëm në apelet e tij për më shumë ndihmë nga Berlini, veçanërisht në formën e eksportit të armëve nga Gjermania.

Disa orë më vonë, Zelensky tha në një video-mesazh se “rotacioni është një pjesë normale e praktikës diplomatike”.

“Përfaqësues të rinj të Ukrainës do të emërohen në Republikën Çeke, Gjermani, Hungari, Norvegji dhe Indi. Emrat po përgatiten nga Ministria e Punëve të Jashtme”, tha ai. /REL/

Të këshilluara

Shuhet ish-presidenti i "Luftës së pistë"

Ish-presidenti meksikan Luis Echeverria, i cili mori detyrën në vitin 1970 duke premtuar një hapje demokratike për vendin, por udhëhoqi gjashtë nga vitet më të ...

22:44

Leksioni që Britania i dha sërish botës

Politikanët e Madhërisë së Saj, kanë shumë të meta, por edhe një meritë që nuk mund të vihet në diskutim:kur vendosin se ka ardhur koha të hapin “dritaret”, dhe...

21:59

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI