Flash

Ranë në pusin e ujit në Mallakastër, ndërron jetë në ambulancë 38-vjeçari

Lapsi.al 10 July 2022
Ranë në pusin e ujit në Mallakastër, ndërron jetë

Ka ndërruar jetë njëri prej dy burrave, që ranë në pusin e ujit në fshatin Lofkënd të Mallakastrës.

Mësohet se ka ndërruar jetë shtetasi Besnik Veliaj, 38 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, ku 38-vjeçari Veliaj dhe 33-vjeçari Bledar Bregu kishin hyrë për të pastruar pusin, por ishin bllokuar brenda.

Ata janë nxjerrë me shenja jete nga pusi, por fatkeqësisht Besnik Veliaj ka ndërruar jetë në ambulancë, rrugës për në spital. I plagosur ka mbetur edhe zjarrfikësi Albens Zotaj, i cili kishte hyrë në pus për të nxjerrë dy burrat, që ishin banorë të fshatit.

"Mallakastër/Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për ngjarjen në fshatin Lofkënd, Mallakastër, njoftohemi se në spitalin e Ballshit ka ndërruar jetë shtetasi B. V.

Shtetasi B. B. dhe shtetasi A. Z., 44 vjeç, (zjarrfikësi që nxori dy shtetasit nga pusi, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po i nënshtrohet kontrollit mjekësor), u transportuan në spitalin Rajonal Fier", njofton policia.

Të këshilluara

Bie zjarr në një banesë në Gjirokastër

Një banesë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në lagjen Granicë në Gjirokastër. Mësohet se zjarri është shkaktuar pasi ka shpërthyer një tenxhere me...

14:35

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI