Flash

Rama udhëton të mërkurën drejt Brukselit, takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s

Lapsi.al 10 July 2022
Rama udhëton të mërkurën drejt Brukselit, takohet me

Kryeministri Edi Rama udhëton më 13 korrik në Bruksel drejt selisë së NATO-s. Kreu i qeverisë pritet të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të aleancës ushtarake Jens Stoltenberg.

Sipas asaj që parashikon agjenda, pas mbledhjes, Stoltenberg dhe Rama do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

Vizita është paralajmëruar edhe më herët nga kryeministri. Ai është shprehur se qëllimi i bisedës do të jetë baza e NATO-s në Durrës.

Rama u shpreh më 1 korrik ky projekt ka të bëjë me instalimin e një baze detare të NATO-s në portin e ri të Durrësit në Porto Romano. Ai shtoi se projekti i Shqipërisë ka ngjallur shumë interes dhe dëshirë.

“Po ashtu kemi folur atje për projektin tonë. Së shpejt besoj që do të rikthehemi në Bruksel për të vazhduar diskutimin lidhur me propozimin tonë që ka ngjallur jo vetëm interes, por edhe dëshirë për të thelluar bisedimet për instalimin e një baze navale të NATO-s në portin e ri të Durrësit. Në portin e ri që do të jetë në Porto Romano dhe përveç pjesës komerciale tregtare, parashikohet që të ketë edhe një pjesë ushtarake. Së shpejti do të bëjmë një takim të posaçëm për këtë çështje me gjithë ekipin tonë të ekspertëve dhe ekspertët e aleancës për të parashtruar projektin në detaje dhe për të vijuar më tutje diskutimet…”

Të këshilluara

Bie zjarr në një banesë në Gjirokastër

Një banesë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në lagjen Granicë në Gjirokastër. Mësohet se zjarri është shkaktuar pasi ka shpërthyer një tenxhere me...

14:35

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI