Flash

Stuhia godet Vlorën

Një stuhi e fortë ka përfshirë pasditen e sotme zonën e Lumit të Vlorës, duke goditur veçanërisht fshatin Vranis...

21:39

Makina përplas 12-vjeçarin që lëvizte me biçikletë në Korçë

Lapsi.al 10 July 2022
Makina përplas 12-vjeçarin që lëvizte me

Një aksident raportohet të ketë ndodhur pasditen e sotme në Korçë. Policia bën me dije se rreth orës 17:10 në aksin rrugor Voskop-Korçë, në afërsi të lapidarit të fshatit Voskop, K. G., 26 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar një 12-vjeçar.

I mituri po lëvizte me biçikletë në momentin që është përplasur, ndërsa aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Korçës.

Sakaq, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariatin e Korçës dhe vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 10.07.2022, rreth orës 17:10, jemi njoftuar se në aksin rrugor Voskop-Korçë, në afërsi të lapidarit të fshatit Voskop, shtetasi K. G., 26 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar një të mitur 12-vjeçar, që po lëvizte në rrugë me biçikletë, i cili aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Korçës.

Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Të këshilluara

Kosovë/ 285 raste të reja me COVID-19

Në 24-orëshin e fundit janë shënuar 285 raste të reja me COVID-19 në Kosovë nga 859 testime. Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes....

16:43

Makina merr flakë në tunelin Tiranë-Elbasan

Një makinë është përfshirë nga flakët në dalje të tunelit të Elbasanit. Një makinë është përfshirë nga flakët në dalje të tunelit të Elbasanit. Sipas njoftim...

22:14

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI