Flash

Tregu italian i punës ishte më i prekuri nga pandemia mes shteteve të BE-së

Lapsi.al 9 July 2022
Tregu italian i punës ishte më i prekuri nga pandemia mes shteteve

Tregu i punës i Italisë u godit më shumë se shumica e vendeve anëtare të BE-së nga pandemia COVID-19 në vitet 2020 dhe 2021: papunësia ishte më e lartë se mesatarja e BE-së

Lajmi u bë i ditur nga agjencia Reuters, duke cituar zyrën kombëtare të statistikave të Italisë “ISTAT”. Në fillim të pandemisë së Coronavirus-it në vitin 2020, Italia humbi rreth 724 mijë vende pune, kryesisht midis punëtorëve të përkohshëm dhe të vetëpunësuarve.

Si rezultat, shkalla e punësimit ra me rreth 3 për qind – diku si në Spanjë dhe Irlandë.

Të vetmet vende të BE-së që shënuan rënie më të madhe ishin Greqia (-5,1 për qind) dhe Bullgaria (-3,6 për qind).

Por mes një rikuperimi gradual të ekonomisë evropiane, punësimi në Itali u rrit me vetëm 0.6 për qind në vitin 2021, një e treta e rritjes mesatare në të gjithë BE-në.

Shkalla e punësimit në Itali në fund të vitit 2021 ishte 58.2 për qind, që është 10.2 për qind më e ulët se mesatarja e BE-së.

Deri në maj të vitit 2022, kjo shifër ishte rritur në 59.8 për qind, dhe numri i të punësuarve ishte pothuajse i njëjtë me atë para pandemisë.

Prodhimi i brendshëm bruto i Italisë u kthye afërsisht në nivelet e para-pandemisë në fund të tremujorit të parë të këtij viti.

Kjo, pas një rënie prej 9 për qind në vitin 2020 dhe një rikuperimi prej 6.6 për qind vitin e kaluar, sipas ISTAT.

Të këshilluara

Leksioni që Britania i dha sërish botës

Politikanët e Madhërisë së Saj, kanë shumë të meta, por edhe një meritë që nuk mund të vihet në diskutim:kur vendosin se ka ardhur koha të hapin “dritaret”, dhe...

21:59

Vizita e Presidentit Biden në Lindjen e Mesme

Gjatë vizitës në Lindjen e Mesme javën e ardhshme, Presidenti Joe Biden do të përpiqet të shtyjë më tej integrimin e Izraelit në rajon dhe t’u kërkojë vendeve t...

20:19

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI