Flash

Shqipëria dhe Mali i Zi do të kenë një pikë të re doganore

Lapsi.al 9 July 2022
Shqipëria dhe Mali i Zi do të kenë një pikë të re

Qeveria e Malit të Zi ka miratuar një dokument me anë të të cilit nisin negociatat me Shqipërinë për ngritjen e një pike të re kufitare mes dy vendeve. Pika kufitare planifikohet të ngrihet pranë Ulqinit dhe Velipojës, në zonën midis Sveti Nikola (Mal i Zi) dhe Pulaj (Shqipëri).

Media malazeze shpjegojnë se arsyet e propozimit të Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Malit të Zi dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për hapjen e pikës kufitare Sveti Nikolla, është lehtësimi i lëvizjes së qytetarëve ndërmjet dy shteteve dhe për të lehtësuar trafikun përtej kufirit të përbashkët shtetëror.

Sa i përket parametrave teknike të pikës doganore, ato do të përcaktohen nga Komisioni i Përbashkët i palëve nënshkruese.

Në dokumentin e miratuar nga qeveria malazeze, sqarohet se pika e re kufitare do të nisë funksionimin pas ndërtimit të lidhjes së rrugës rrugore Ulqin – Sveti Nikolla – Pulaj – Velipoj, ndërtimin e pikës së përbashkët kufitare dhe plotësimin e kushteve për funksionimin normal të shërbimeve kufitare të vendet nënshkruese.

Të këshilluara

Vlorë, 37-vjeçari goditet me kaçavidë

Një 37 vjeçar është plagosur me kaçavidë në Vlorë pas një konflikti të çastit. Sipas njoftimit të policisë, i plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet nën ...

17:21

Parashikimi i motit për këtë të shtunë

Kthjellimet dominojnë motin në territorin shqiptar deri në mesditë kur priten kalime vranësirash nëpër të gjithë vendin, më të dukshme në zonat malore përgjatë ...

08:21

Të shtëna me armë pranë Niklës

Të shtëna me armë janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në afërsi të Niklës. Mësohet se fillimisht ka pasur të shtëna me pistoletë, 5-6 herë dhe më pas të shtëna me ...

23:45

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI