Flash

Opozita në Maqedoninë e Veriut kundër propozimit francez, paralajmëron vijimin e protestave

Lapsi.al 9 July 2022
Opozita në Maqedoninë e Veriut kundër propozimit francez,

Nënkryetari i partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, Aleksandar Nikoloski paralajmëroi se protestat kundër propozimit francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë do të vijojnë të dielën.

Nikoloski, i cili është edhe deputet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, theksoi se janë planifikuar disa hapa që qeveria të mos e pranojë këtë propozim francez, që sipas tij, nënkupton vazhdimin e protestave dhe bllokadave në mbarë vendin, shkruan Euronews Serbia.

“Të dielën do të vazhdojmë sërish në orën 19:00 para godinës së qeverisë dhe ftoj të gjithë qytetarët të na bashkohen. Për ata që nuk mund të vijnë në Shkup, bllokada do të vazhdojë në pjesën tjetër të vendit. Ky është hap i rëndësishëm sepse protestat po japin rezultat”, u shpreh ai.

Sipas tij, propozimi francez shkatërron themelet e shtetit dhe popullit të Maqedonisë së Veriut.

Prej disa ditësh, Maqedonia e Veriut është përfshirë nga protestat, ku më të dhunshmet kanë qenë në Shkup, me përplasje të protestuesve dhe forcave të policisë.

Protestuesit kërkojnë që qeveria maqedonase të refuzojë propozimin e Bashkimit Evropian, të njohur si propozim francez, për fillimin e negociatave për anëtarësim.

Sipas tyre, ky propozim bën “bullgarizimin” e Maqedonisë së Veriut dhe nuk e njeh gjuhën dhe as historinë maqedonase.

Të këshilluara

Vlorë, 37-vjeçari goditet me kaçavidë

Një 37 vjeçar është plagosur me kaçavidë në Vlorë pas një konflikti të çastit. Sipas njoftimit të policisë, i plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet nën ...

17:21

Parashikimi i motit për këtë të shtunë

Kthjellimet dominojnë motin në territorin shqiptar deri në mesditë kur priten kalime vranësirash nëpër të gjithë vendin, më të dukshme në zonat malore përgjatë ...

08:21

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI